Kontrata e shumëpërfolur ndërmjet qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” është siguruar ekskluzivisht nga “Gogo.al”.

Pjesë nga kontrata sekrete e qeverisë shqiptare dhe “Pfizer Export B.V”

Lidhur mes “Pfizer Export B.V” në Holandë dhe ministrive të Shëndetësisë e Kujdesit Social dhe asaj të Shtetit për Rindërtimin si dhe Institutit të Shëndetit Publik, kontrata prej 52 faqesh përcakton sasinë, kostot por dhe kushtet që duhet të plotësojë qeveria shqiptare.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje konfidenciale, qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-i për muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një dozë 12 dollarë.

Pjesë nga kontrata sekrete e qeverisë shqiptare dhe “Pfizer Export B.V”, sasia dhe çmimi

Kontrata zbulon edhe planin e ardhjes së 30 mijë e 420 dozave në shkurt ndërsa në vjeshtë dhe dimër 458 mijë e 640 të tjerave.

Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Pfizer” blerjen e 499 mijë e 590 dozave por praktikisht nuk do ketë dërgim vaksinash në Shqipëri në mars, prill, maj dhe qershor ndërsa nevoja për vaksinën në vend është emergjente. E paqartë mbetet edhe ndarja e dërgesave në muajt e fundit të vitit.

Nuk dihet pse qeveria ka planifikuar këtë shpërndarje faturash për marrjen e vaksinave, mes muajve janar, shkurt dhe vjeshtës e dimrit dhe nëse lidhet me kapacitetin pagues të saj, ndërsa teza e “testimit” mbi shqiptarët bie poshtë duke qenë se bëhet fjalë për dy blerje të vogla paraprake. Një nga dyshimet që qarkulloi kohë më parë qe pamundësia e prodhimit për Shqipërinë, ndërsa mbetet me pikëpyetje nëse ka qenë “Pfizer”-i që ka kushtëzuar qeverinë shqiptare në këto dërgesa.

Totali i parave që duhet të paguajmë? Rreth 6 milionë dollarë.

Në fakt, sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë (rreth 3 milionë dollarë).

Nga një shikim i detajuar i kontratës mes autoriteteve shqiptare e “Pfizer” e “BioNTech” me bazë në Gjermani mësohet se këto të fundit do të jenë përgjegjëse për të gjithë kërkesat e marketimit të produktit.

Qeveria shqiptare merr përsipër ruajtjen e konfidencialitetit të kontratës dhe pronësinë intelektuale.

Termat e kontratës tregojnë se vendet e prodhimit të “Pfizer” në Kalamazoo (Michigan) dhe Puurs, Belgjikë dhe dy vendet e prodhimit të “BioNTech”, në Mainz dhe Idar Oberstein në Gjermani do të jenë ato ku do të prodhohet vaksina por edhe vende të tjera prodhuese që “Pfizer” e gjykon.

“Pfizer”-i del garant për të siguruar që produkti është prodhuar në përputhje me specifikimet ndërsa qeveria shqiptare ka detyrimet si më poshtë sa i përket kujdesit për vaksinat:

“(b) Me dorëzimin e produktit Blerësit në Vendin e Destinacionit dhe, për aq sa është e zbatueshme, për çdo shpërndarje të mëtejshme dhe / ose transportim në një Vend Destinacioni që nuk është një pikë e përdorimit të Produktit, Blerësi do të ruajë dhe trajtojë Produktin në mënyrën e përcaktuar te Specifikimet, udhëzimet në Shtojcën D dhe udhëzimet e dhëna nga “Pfizer”-i për të siguruar stabilitetin dhe integritetin e Produktit.

(c) Për të shmangur dyshimet, Blerësi do të ketë të gjitha shpenzimet për përdorimin e Produktit pas transferimit nga Pfizeri në Vendin e Destinacionit, përfshirë, por pa u kufizuar në ato për ruajtjen e Produktit dhe shpërndarjen dhe administrimit të Produktit (nëse zbatohet) në Shqipëri.

(d)Blerësi do të jetë i vetmi përgjegjës për ruajtjen, trajtimin, shpërndarjen, transportimin, administrimin dhe përdorimin e produktit në Shqipëri pas dorëzimit të Produktit Blerësit ose të caktuarit të tij në Vendin e Destinacionit.

 (e) Blerësi do të jetë përgjegjës dhe do të sigurojë që çdo pajisje e përdorur për të dorëzuar Produktin, për shembull Dërguesi (ët) dhe Pajisja (et) monitoruese të jenë ruajtur në një vend të duhur të pastër dhe të sigurt për të mbrojtur dhe ruajtur funksionalitetin e pajisjeve të tilla (në kushte të kontrolluara, pa ekspozim ndaj motit ose dëmtuesve, etj).

(f) Pfizer mund t’i sigurojë Blerësit Fletë të Dhënash Sigurie dhe informacione të tjera për të ndihmuar Blerësin për të zhvilluar procese dhe procedura, përfshirë trajnimin, për të trajtuar Produktin dhe Materialet e Produktit në një mënyrë të sigurt dhe në përputhje me Ligjet… Blerësi përfaqëson dhe garanton që vetë ai do të sigurojë që të gjithë marrësit e Produktit dhe Materialet e Produktit të kenë ekspertizën e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar procedurat e përshtatshme dhe programet e trajnimit për të mundësuar trajtimin e duhur të Produktit dhe Materialeve të Produktit në një mënyrë të sigurt dhe të ligjshme.”

Kryeministri Edi Rama duke injektuar vaksinën e “PFIZER”-it

Nuk përmenden efekte anësore të vaksinës por kontrata lidhet mbi atë që quhet “Përpjekje e Arsyeshme Tregtare”, që do të thotë se merren parasysh rreziqet përkatëse në industrinë farmaceutike, pasiguritë, kufizimet dhe sfidat e zhvillimit, prodhimit, komercializimit dhe shpërndarjes së produktit të ri të vaksinës COVID-19, duke marrë parasysh faktorët aktualë dhe çështjet e sigurisë dhe efikasitetit potencial, risinë, profilin e produktit, pozicionin e pronësisë dhe mjedisin aktual konkurrues për një produkt të tillë.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

3 Comments to: EKSKLUZIVE- Kontrata sekrete e qeverisë me “Pfizer” për vaksinat

  1. Hasani

    January 20th, 2021

    Wow!!!! Komplimente per punen tuaj te palodhur. Ju uroj qe te vazhdoni me kete dedikim ndaj punes edhe me tej.
    Me ne fund shqiptaret moren vesh se:
    – Me te vertete paska nje kontrate blerje vaksinash nga shteti shqiptar.
    – Qenkan vaksina prej verteti dhe jo uje siç dikush trumpetonte keto dite.
    – Me te vertete shqiptaret do vaksinohen me PFIZER-BIONTECH dhe jo me sinovac kinez apo sputnik rus.
    – Me te vertete shifrat qe permendeshin ishin reale. – Per hir te se vertetes shqiperia do i paguaje vaksinat me gjysem çmimi.

    Le ti kthehem shkrimit; a u demaskua ndonje gje? Cili esht qellimi i ketij artikulli dhe i nxjerrjes se sekretit te firmosur nga te dyja palet? Dhe se fundmi ma do mendja se jeni ne dijeni te pasojave qe sjell publikimi i sekretit shteteror 😉😉😉.
    Urime dhe nji her injorante dhe karagjoz gazetare me grafike website te bukur.

    Reply
    • Bato

      February 9th, 2021

      500 mij doza ne q3 q4 te 2021 . domethene vaksinat fillojne ne korrik 6 muaj me vone se cdo shtet tjeter. dhe vetem 500mij doza as gjysmen e tiranes se vaksinon dot kete vit .

      Reply

Leave a Reply

  • (not be published)